Health & Beauty

Ndikimi i hudhrës tek dendësia e flokut dhe tek zbokthi…

Hudhra është shumë e pasur në vlera për shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët. Ajo rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit. Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës gjë që zgjidh problemin e flokëve të hollë.

Hudhra është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë amino acide.

Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut. Sulfuri tek hudhra përmirëson të gjithë strukturën e flokut ndërsa alicina, një substancë që aktivizohet me shtypjen e hudhrës, lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë zbokth.

Potenciali i alicinës shfrytëzohet plotësisht nëse hudhra përdoret 10-15 minuta pas prerjes.