Bota Lifestyle

Ndikim negativ në mjedis, riciklohen vetëm 9% e mbetjeve plastike në botë!

Në botë riciklohet vetëm 9% e mbetjeve plastike. Në vit, në nivel planetar prodhohen 500 milionë ton material plastik, që ndikon fort në një modifikim të Tokës, duke ndikuar në problemet aktuale si ndryshimet klimatike dhe të ekosistemeve e zinxhirit të jetës.

Plastika që është një material me të cilin ne kemi kontakt të përditshëm, përbëhet nga një përzierje e shumë substancave kimike, shumë prej të cilave janë toksike dhe mund të ndikojnë ekosistemin dhe shëndetin njerëzor. Duke u bazuar në literaturën shkencore, në vitin 2022 në botë u prodhuan 506 mln ton, ndërkohë që nga viti 1950 deri më sot rezultojnë 11 mijë mln ton plastike.

Me këto shifra është i qartë impakti mjedisor, qoftë ky indirekt apo direkt dhe nuk është vetëm çështje mbetjesh. Sipas ekspertëve nga shumë fusha, problemi mbi Sistemin Tokë, nis që nga grumbullimi i materialeve për ta krijuar, prodhuar, përdorur e ricikluar, dhe pasojat me secilin nga këto etapa.

Në thellësitë e oqeanit, një zhvillim i jashtëzakonshëm po ndodh: kërpudhat po kontribuojnë në dekompozimin e plastikës që është hedhur në det. Mikrobiologët detarë nga Instituti Mbretëror i Holandës për Kërkimet e Detit (NIOZ) kanë zbuluar se një lloj kërpudhe detare, e njohur si *Pestalotiopsis microspora*, është në gjendje të dekompozojë polietilenin plastik, një material i zakonshëm që përdoret në shumë produkte të përditshme.

Në studimin e tyre, të publikuar në revistën *Science of the Total Environment*, kërkuesit zbuluan se kërpudha *Pestalotiopsis microspora* mund të dekompozojë polietilenin plastik pas ekspozimit ndaj rrezatimit UV të diellit, i cili ndihmon në ndarjen e strukturës së plastikës dhe e bën atë më të dobët për të qenë e degraduar nga mikroorganizmat.