Pasò Sport

Ndeshjet që e presin Kombëtaren tonë të futbollit, si e shohin çunat e “Pasó” gjendjen e ekipit…

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League-s në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (më 16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (më 19 nëntor, 20:45). Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë ndërsa trajneri Silvinjo, ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit por si e shohin çunat e “Pasó” gjendjen e ekipit?