Botë e Çuditshme

Ndërtohet biçikleta më e gjatë në botë!

Biçikleta më e gjatë në botë tani ka një gjatësi prej 54 metra. Tetë inxhinerë holandezë u mblodhën për të krijuar këtë biçikletë të jashtëzakonshme, e cila mundi rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2020 nga australiani Bernie Ryan.

Sipas Guinness, ekipi drejtohej nga 39-vjeçari Ivan Schalk, i cili e kishte planifikuar këtë që kur ishte fëmijë. Ai tha: “Unë kam menduar për idenë për vite me radhë. Dikur mora një libër të rekordeve botërore Guinness në të cilin hasa në këtë rekord”. Sipas Guiness, ky rekord është thyer shumë herë gjatë 60 viteve të fundit. Ai u vendos për herë të parë në vitin 1965 nga një biçikletë e ndërtuar në Gjermani, me përmasa 8 metra.

Rikujtojmë se dy shokë nga Franca realizuan ëndrrën e tyre për të ndërtuar biçikletën më të gjatë në botë, e cila ka një lartësi prej 7 metrave. Nicolas Barioz dhe David Peyrou thanë se ata erdhën me idenë për ndërtimin e biçikletës ndërsa pinin një pije dhe shpejt e gjetën veten duke krijuar dizajne. Dyshja tha se iu deshën rreth 2 vjet vetëm për të ndërtuar atë.