Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.
ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent digjital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione. Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.
Pas këtyre hapave, mund të filloni një bisedë me zë me chatbot-in, të largoheni nga ai dhe të vazhdoni të flisni. Kjo e bën atë të funksionojë si një asistent i ngjashëm me Siri-n. Ndërkaq, Apple së shpejti pritet të njoftojë një partneritet zyrtar me OpenAl për të integruar ChatGPT në iOS 18 dhe ndoshta prezantimin e një Siri të ri. Kjo veçori e re është e çaktivizuar, kështu që duhet ta aktivizoni manualisht.
Pavarësisht përpjekjeve të bëra për të zgjidhur problemin e dhënies së të dhënave të pasakta, duket se kompania OpenAI do të ketë më shumë punë për të bërë për të përmirësuar ChatGPT për këtë çështje, të paktën kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian. Task-forca e mbikëqyrësit të privatësisë së Bashkimit Evropian tha se përpjekjet e fundit nga OpenAI për të zbutur rrezikun e chatbotit të tij gjerësisht të popullarizuar ChatGPT që prodhon rezultate faktike të rreme, nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar përputhjen me rregullat e të dhënave të BE-së.
“Megjithëse masat e marra për të respektuar parimin e transparencës janë të dobishme për të shmangur keqinterpretimin e rezultateve të ChatGPT, ato nuk janë të mjaftueshme për të respektuar parimin e saktësisë së të dhënave”-thuhet në raportin e grupit të punës në fjalë, të publikuar të premten në faqen e tyre të internetit, sipas Reuters. Hetimet e përbashkëta nga mbikëqyrësit kombëtarë të privatësisë së BE-së janë ende në vazhdim.