Ernie Lively, aktori që punoi për pesë dekada në Hollywood dhe babai i aktores , ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ylli, i cili lindi më 29 Janar 1947, vdiq nga komplikimet kardiake në Los Anxhelos sipas përfaqësuesit të tij për revistën “PEOPLE”.
Me një karrierë që daton që nga viti 1975 në filmin “The Waltons”, Ernie ishte një aktor i njohur për paraqitjet në një numër shfaqjesh televizive, përfshirë rolin e Ernie në “Dukes of Hazzard”, “Turner & Hooch”, “Falcon Crest”, “Malibu Shores”, “The X-Files”, “The Wing West”, “That ’70s Show”, dhe “Murder”. Ai gjithashtu interpretoi si babai i Blake në filmin “The Sisterhood of the Traveling Pants” dhe vazhdimin e tij.
Blake ishte një nga pesë fëmijët që Ernie kishte me gruan e tij prej 42 vjetësh, Elaine Lively. Katër fëmijët e tyre të tjerë, Eric Lively, Robyn Lively, Lori Lively dhe Jason Lively, të gjithë ndërtuan karrierën e aktrimit gjithashtu. Para se të niste karrierën e tij të gjatë të aktrimit, Ernie ishte një profesor i gjuhës angleze dhe një kapiten në trupat Marinse i SHBA-së, pasi kishte shërbyer në Luftën e Vietnamit.
Ernie iu nënshtrua një operacioni në zemër në Utah në 2013. Pasi e kuptoi që zemra e tij funksiononte vetëm pjesërisht, ai u bë pacienti i parë i njohur që iu nënshtrua terapisë së gjeneve për zemrën. Procedura novatore përfshinte injektimin e qelizave të tij në zemër për të riparuar muskujt dhe arteriet e dëmtuara. Në atë kohë, pas procedurës, ai u shpreh se:
U zgjova një mëngjes dhe i thashë gruas time: “Unë nuk jam ndjerë kaq mirë prej vitesh”. U zhvendosa në Utah për shkak të borës, por nuk kam qenë në gjendje të bëj ski. Nuk kisha zemrën për ta bërë këtë. Tani, unë jam më shumë se i emocionuar për të jetuar pjesën tjetër të jetës sime në vend që thjesht të qëndroj ulur. Mjekët më shpëtuan jetën.