Bota

Ndërron jetë atletja olimpike, u dogj me benzinë nga i dashuri!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë. BBC raporton se atletja u dogj me benzinë pak ditë më parë nga i dashuri. Dikson Ndiema Marangach raportohet se ka hyrë në shtëpinë e atletes me një enë me 5 litra benzinë. Cheptegei kishte shkuar në kishë me fëmijët e tyre dhe kur ajo u kthye, burri i derdhi benzinën dhe i vuri flakën.

Si pasojë e sulmit ajo pësoi djegien në 80% të trupit, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë. I dashuri i atletes 33-vjeçare, Dikson Ndiema Marangach gjithashtu pësoi lëndime nga djegia gjatë sulmit. Ai gjithashtu u shtrua në të njëjtin spital me rreth 30% djegie. Mendohet se shkak është bërë një konflikt për një tokë. Çifti ka edhe dy fëmijë.