Aktualitet

Temperaturat mbi 40 °C , ndërpritet energjia elektrike në Tiranë dhe disa qytete të vendit!

Një pjesë e mirë e qyteteve të Shqipërisë janë pa energji elektrike prej gati 30 minutash.

Gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet, teksa sot është një nga ditët më të nxehta të vitit.

Burimet nga OSHEE bëjnë me dije për një defekt në linjën 400 kv Tiranë 2 – Podgoricë. Është dëmtuar linja e interkonjeksionit Shqiperi-  Mali i Zi.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

‘Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.’-njofton OST.

Energjia elektrike në Tiranë, ndërsa në shumë rrethe është rikthyer.