Celebrities Gossip Showbiz

Ndërpreu gjidhënien kur binjakët e saj ishin pesë muajsh, modelja e njohur Ashley Graham tregon për këtë vendim!

Modelja e njohur ‘plus size’, Ashley Graham, ka treguar së fundmi se si arriti të vendoste të ndalonte ushqyerjen me gji të binjakëve të saj kur ata ishin pesë muajsh. 35-vjeçarja e cila ishte ende duke ushqyer me gji djalin e madh kur solli në jetë binjakët tha për ‘The Daily Show’ se:

Njerëzit gjithmonë përpiqen t’u tregojnë të tjerëve se si ta ushqejnë fëmijën e tyre, por kur i linda binjakët, shpejt e kuptova se nuk është aq e thjeshtë. Me fëmijën tim të parë mendova se ushqyerja me gji ishte mënyra e vetme dhe e duhur dhe ashtu ishte në atë moment. Pasi u bëra me binjakë, i thashë vetes se nuk do ta bëja më këtë. Thjesht nuk funksionon dhe se është me të vërtetë angazhim i madh.

Sipas fjalëve të saj, ushqyerja e fëmijëve të saj dukej sikur “të ushqente një komb të tërë”, kështu që ndaloi së ushqyeri me gji kur ata ishin pesë muajsh dhe në vend të kësaj u dha formulën më të mirë që mund të gjente. Modelja tha se kishte marrë vendim të drejtë, pavarësisht paragjykimeve të shumta që hasin shpesh nënat kur vendosin të ndërpresin gjidhënien. Graham nënvizoi:

Fëmijët e mi janë të shëndetshëm, të fortë dhe të lumtur.

Rikujtojmë se Graham zbuloi së fundmi se për pak sa nuk ndërroi jetë kur solli në jetë binjakët e saj në janar, pasi humbi ndjenjat dhe pësoi një hemorragji të rëndë. 35-vjeçarja e rrëfeu ngjarjen në një ese për ‘Glamour’ dhe tregoi se ishte në shtëpi kur mirëpriti djemtë e saj. Binjakët Malachi dhe Roman lindën në tualet dhe në vaskë, përkatësisht, përpara se ajo të humbte ndjenjat.