Bota

Nderohet gruaja që ndërroi jetë duke shpëtuar familjen japoneze!

Një grua kineze që u përpoq të mbronte një nënë japoneze dhe fëmijën e saj nga një sulm me thikë ka ndërruar jetë. Hu Youping ishte duke punuar si shoqëruese e autobusit shkollor në qytetin Suzhou kur një burrë sulmoi një grua japoneze dhe fëmijën e saj në një stacion autobusi jashtë një shkolle japoneze. Ajo pësoi lëndime të rënda gjatë përpjekjes për ta frenuar autorin. Homazhet për të janë përhapur në internet dhe pushteti vendor ka thënë se do t’i jepet titulli “Modele e Drejtë dhe Guximtare”.

Ambasada japoneze në Kinë gjithashtu uli flamurin e saj në gjysmështizë për të nderuar zonjën Hu. Në një deklaratë në Ueibo, ambasada tha se ishte “e pikëlluar” kur dëgjoi për vdekjen e saj. “Ne besojmë se guximi dhe mirësia e zonjës Hu përfaqëson gjithashtu atë të popullit kinez. Ne i nderojmë veprat e saj të drejta. U preftë në paqe”-tha ai.

Pati gjithashtu një vërshim ngushëllimesh dhe lëvdatash në mediat sociale kineze. Nëna dhe djali u plagosën por plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën. I dyshuari, një kinez 52-vjeçar, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Gazeta shtetërore kineze Global Times botoi një editorial duke nderuar zonjën Hu, ku gjithashtu pohoi se “Kina është padyshim ende një nga vendet më të sigurta në botë”.

Goditjq me thikë në Suzhou ngjalli shqetësim në komunitetin vendas japonez dhe bëri që ambasada të lëshojë një alarm sigurie duke paralajmëruar qytetarët e saj që jetojnë në Kinë që të marrin masa paraprake ndërsa janë jashtë. Në maj, dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm të tillë në një shkollë fillore në provincën jugore Jiangxi. Një tjetër goditje me thikë po atë muaj pa dy të vdekur dhe 21 të plagosur në një spital në Yunnan. Ndërkaq në korrik të vitit të kaluar, gjashtë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në një goditje me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Guangdong.