Klubi Brazilian i Fluminenses ka vendosur që stadium i tyre i stërvitjes të marrë emrin e Marcelos, mbrojtësit veteran të klubit.
Pasi mbylli aventurën me Real Madrid, ai u rikthye në shtëpi, tek brazilianët e Fluminenses. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se stadiumi “Das Laranjeiras” do të riemërtohet, do të marrë emrin e Marcelos, kapitenit dhe simbolit të klubit brazilian.
Do të quhet stadiumi “Marcelo Vieira” dhe ndryshimi i emrit do të zyrtarizohet me një ceremoni në nderim të kapitenit të Fluminense, i cili u rrit në këtë klub dhe u rikthye pas viteve të arta te Real Madrid dhe periudhës së shkurtër te Olympiacos.
Kthyer në shkurt 2023, 16 vjet pas largimit, Marcelo e udhëhoqi menjëherë Fluminensen drejt fitores në Copa Libertadores.