Në një video të re të publikuar të martën, Melania Trump vuri në dyshim rolin e autoriteteve në atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Donald Trump, duke sugjeruar një komplot dhe duke thënë se historia e plotë ende nuk është zbuluar. Në videon 34 sekondëshe që ajo postoi në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ish-zonja e parë e SHBA tha se sulmi ishte një “përvojë e tmerrshme dhe e dhimbshme”, duke shtuar se heshtja rreth këtij rasti është “e rëndë” dhe se “ka më shumë për të zbuluar.”
Në video, Melania Trump, shfaqet e veshur me të zeza dhe me një sfond të errët, ndërsa në sfond luhet një muzikë. Videoja vjen në një moment kritik, në të njëjtën ditë kur Donald Trump përgatitet të marrë pjesë në një debat me rivalen e tij demokrate, Kamala Harris, ndërsa republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë krijuar tashmë një grup pune për të hetuar tentativën për vrasjen e tij më 13 korrik.
Publikimi i videos vjen në të njëjtën ditë kur republikanët po përgatiten të nisin një hetim të thelluar për tentativën për vrasjen e Trump dhe kujtimet e Melania Trump, Melania, pritet të publikohen më 1 tetor. Videoja mbyllet me një referencë në kujtimet e saj të ardhshme, duke lënë pikëpyetje nëse ajo do të trajtojë atentatin.
Melania Trump, pavarësisht se ka mbajtur një profil të ulët që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, po shkakton bujë me këtë lëvizje. Ajo nuk ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në fushatën e Trump 2024, por libri i saj është intrigues pasi është hera e parë që ajo tregon historinë e saj. Mbetet e paqartë nëse ajo do të marrë pjesë në një turne për të promovuar librin apo nëse do të përmendë tentativën për incidentin në faqet e librit të saj.