“Furiosa: A Mad Max Saga” kaloi “The Garfield Movie” në tregjet e Amerikës së Veriut dhe atë botëror pas një beteje të ngushtë për vendin e parë. Të dielën, Warner Bros. dhe Sony pretenduan se filmi i tyre ishte i pari me rreth 25 milionë dollarë gjatë fundjavës dhe një vlerësim prej 31 milionë dollarësh për katër ditët në vazhdim.
Sipas vlerësimeve të së hënës, “Furiosa” gjeneroi 26.2 milionë dollarë gjatë fundjavës dhe 32 milionë dollarë për katër ditët e mëpasëshme. “Garfield” ishte shumë afër me 24 milionë dollarë gjatë fundjavës dhe 31.1 milionë dollarë për katër ditët e tjera.
Pavarësisht renditjes përfundimtare, kjo është fundjava më e keqe e ‘Memorial Day’ në gati tre dekada – përjashtuar vitin 2020 kur kinematë ishin të mbyllura plotësisht për shkak të COVID. Krahasimet me të njëjtën fundjavë në vitin 2023 janë alarmuese, me një rënie prej gati 36%, duke pasur parasysh që “The Little Mermaid” nga Disney përfundoi me 118 milionë dollarë, një nga debutimet më të mira të vitit. Në përgjithësi, kjo periudhë e ‘Memorial Day’ shton shqetësimet e Hollywood pasi shitjet e biletave mbeten 22% prapa vitit 2023 dhe 41% prapa vitit 2019, sipas ‘Comscore’.
Kjo është veçanërisht zhgënjyese për “Furiosa,” filmi i pestë në serinë post-apokaliptike të regjisorit George Miller “Mad Max.” Filmi me aktorët e njohur Anya Taylor-Joy dhe Chris Hemsworth pritej të kryesonte me 40 deri në 45 milionë dollarë dhe ky përsëri nuk do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm duke marrë parasysh koston prej 168 milionë dollarësh të filmit. Globalisht, “Furiosa” ka fituar 65 milionë dollarë. Me këtë ritëm, George Miller do të ketë vështirësi të arrijë suksesin e “Mad Max: Fury Road” të vitit 2015, debutimi i të cilit gjeneroi 45 milionë dollarë dhe përfundoi duke arritur një total prej 380 milionë dollarësh globalisht. Pavarësisht kritikave me vënd të filmit, analistët besojnë se “Furiosa” dështoi sepse nuk tërhoqi vëmendjen e demografikave përveç meshkujve të moshuar.
Për “Garfield,” që kushtoi 60 milionë dollarë, është një debutim i mirë për një film familjar e megjithëse arriti parashikimet më të ulëta të 30 deri në 35 milionë dollarë. Filmi ka gjeneruar tashmë 66.3 milionë dollarë jashtë Amerikës së Veriut dhe 91.1 milionë dollarë globalisht. Chris Pratt është zëri i maces që urren të hënat dhe adhuron lazanjën në “The Garfield Movie,” i cili u financua dhe prodhua nga ‘Alcon Entertainment’.