Së fundmi aktori Michael B Jordan ishte i ftuar në “Saturday Night Live” dhe rrëfeu se si e përjetoi ndarjen nga Lori Harvey në qershor 2022 pas më shumë se një viti romancë. Au shpreh se: “Shumica e njerëzve pas ndarjes mendojnë: “Unë do të jem në formë më të mirë”. Por unë isha tashmë në formën e Creed-it!” vazhdoi ai, duke iu referuar filmit të ardhshëm që ai drejtoi dhe ku luan si protagonist. “Kështu që më duhej të thosha: “Në rregull, mendoj se do të mësoj një gjuhë të re”.
Ndërkaq, rikujtojmë se Lori Harvey nga ana tjetër është pyetur gjatë intervistës së saj të fundit duke qartësuar keqkuptimet më të mëdha rreth jetës së saj dhe jo vetëm. Adrienne Bailon, gazetare për portalin “E!” e ka pyetur atë për të na zbuluar më shumë rreth saj dhe për të sqaruar disa nga thashethemet nëpër rrjetet sociale.
Sjellim në vëmendje se as Michael dhe as Lori nuk e komentuan publikisht ndarjen e tyre. Të dy e zyrtarizuan në Instagram romancën e tyre në janar të vitit 2021 dhe festuan 1-vjetorin e tyre të lidhjes nëntorin e kaluar. Në dhjetor të vitit 2021, i nominuari për çmimin “Emmy” bëri komente të rralla për marrëdhënien e tij me Lorin në një intervistë për “The Hollywood Reporter”. Ai tha për median se ishte në gjendje të merrte role më sfiduese për shkak të gjetjes së dashurisë.