Celebrities Gossip Showbiz

Ndarja nga jeta e “Tarzanit”, reagimi prekës i vajzës së tij: Bota ka humbur një nga njerëzit…

Aktori i hitit televiziv “Tarzan”, Ron Ely, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmin i trishtë është konfirmuar nga vajza e tij, Kirsten Casale Aly, e cila përmes një postimi në “Instagram”, deklaroi se babai i saj, ndërroi jetë paqësisht.

Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati tek të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë te asnjë person tjetër –kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I K I E L Y (@blonderambitions)

Ron Ely e nisi karrierën e tij në role dytësore në filma të shumtë. Ai fitoi popullaritet në vitin 1966 kur portretizoi rolin e “Tarzanit”, një serial i NBC. Aktori i ka bërë vetë shumicën prej dublave, duke çuar në lëndime të shumta trupore.