Aktualitet

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, datat 2 dhe 3 korrik shpallen Ditë Zie Kombëtare! Homazhet mbahen në TKOB!

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare.

“Këshilli i Ministrave vendosi  1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, ne datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim te te ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike te ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.

4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.

5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:

Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes;

Ministrin e Brendshëm;

Kryetarin e Bashkisë Tirane;

Drejtorin e Protokollit te Shtetit;

Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit;
Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i

Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.