Një çift nga Maryland në një udhëtim të gjatë për në shtëpi bëri një ndalesë në Virxhinia dhe bleu një biletë Powerball që u dha atyre një çmim prej 1 milion dollarëve.
Christine Oberheitmann u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ajo dhe burri i saj po udhëtonin në shtëpi në Berlin të Maryland, kur ata ndaluan në Sting-Ray’s në Cape Charles të Virxhinia-s.
Oberheitmann deklaroi se ndërsa ishte brenda dyqanit ajo vuri re se xhekpoti i Powerball për tërheqjen e 9 shtatorit ishte rritur në 500 milionë dollarë. “Unë zakonisht luaj vetëm kur xhekpoti të arrijë shifër të madhe”, shtoi Oberheitmann, raporton UPI.
Ajo bleu një biletë dhe vazhdoi udhëtimin për në shtëpi, ku çifti më vonë mësoi se bileta kishte përputhur të numrat: 11-19-29-63-68.
Oberheitmann dhe burri i saj bënë një udhëtim të dytë në Virxhinia për të marrë çmimin e tyre në zyrën e lotarisë në Hampton.
“Ne me siguri do të ndalojmë në dyqan gjatë rrugës për në shtëpi për të bërë një selfie”, bëri ajo të ditur.