Bota Botë e Çuditshme

Ndaloi plumbin që t’i hynte në qafë, varësja prej argjendi i shpëton jetën burrit!

Të shtënat me armë gjatë një debati në Denver të SHBA, mund t’i kishin marrë jetën një burri, por ai ka qenë personi më me fat në botë. Kjo pasi, një gjerdan i trashë që mbante në qafë ka penguar një fishek të kalibrit 22 mm që të përshkonte tej për tej qafën e tij.

Policia e shtetit të Kolorados ka sqaruar se fisheku i kalibrit 22 ngeci në zinxhirin e argjendtë, duke i shkaktuar vetëm një plagë të lehtë. Oficerët në Commerce City publikuan foto të zinxhirit të përgjakur në një postim në Facebook, ku shkruanin:

Ky zinxhir argjendi, afërsisht 10 mm në gjerësi ka të ngjarë të jetë arsyeja e vetme që viktima e të shtënave në ngjarjen që iu përgjigjëm dje është ende gjallë.

Autori i sulmit, i cili nuk u identifikua, u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për tentativë vrasje.