Tanimë prej disa kohësh po përfiltet për një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo është aluduar vazhdimisht në media dhe së fundmi ishte vet aktori që konfimoi ndarjen. Besi tha se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën. Ndërkaq, ditët e fundit aktori i humorit ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë Besi dhe ndjekësit janë të bindur se ia ka dedikuar Xhensilës.
Pas këngës e cila tanimë është bërë virale ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila nuk ka zgjedhur të rri e heshtur por të “thumbojë”. Me anë të një postimi në InstaStory ajo ka cituar vargje nga poezia “Në mundesh” e shkruar nga Rudyard Kipling:
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh… Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…