Aktorja e njohur amerikane Gena Rowlands, tre herë fituese e çmimit Emmy dhe e nominuar për Oscar, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Rowlands, e vlerësuar për portretizimin e saj të gjallë të grave të forta, luajti në dhjetëra filma gjatë një karriere që filloi në skenë dhe televizion në vitet 1950 dhe përfshinte role fituese të çmimeve në “A Woman Under the Influence” dhe “Gloria”, me regji të bashkëshortit të saj të parë, aktori, shkrimtari dhe regjisori John Cassavetes.
Në karrierën e saj të vonë, ajo fitoi një legjion fansash të rinj për rolin e saj në filmin e vitit 2004 “The Notebook”, duke luajtur versionin më të vjetër të personazhit të aktores Rachel McAdams. Nick Cassavetes, djali i saj, zbuloi në qershor se Rowlands kishte sëmundjen e Alzheimerit, si personazhi që ajo portretizoi në atë film.
Ajo është diagnostikuar me Alzheimer. Ajo ka demencë të plotë. Është çmenduri! Ne e përjetuam, ajo luajti rolin dhe tani e ka edhe vetë.
Rowlands dhe Cassavetes ishin çifti i artë i filmave të pavarur në SHBA në vitet 1970 dhe 1980. Cassavetes ishte një pionier në kinema dhe Rowlands ishte muza e tij. Së bashku ata janë vlerësuar me një stil të kinemasë së pavarur që është huazuar nga magjepsja dhe fuqia dramatike e Hollivudit. Rowlands bëri 10 filma me Cassavetes para vdekjes së tij në 1989, duke përfshirë dramën psikologjike “Opening Night” (1977) dhe sagën martesore “Faces” (1968).
Gena ka një karrierë 70-vjeçare, është nominuar dy herë për çmimin Oscar dhe ka fituar një çmim të tillë. Në filmin “The Notebook” ajo luan protagonisten Allie, por në versionin më të vjetër të personazhit që luhet nga Rachel McAdams. Në vitin 2004, Rowlands-i tregoi që e ka pasur të vështirë ta luante atë rol, sepse edhe e ëma i vuante nga po e njëjta sëmundje.