Aktualitet

Ndahet nga jeta poeti Skënder Rusi, i biri bën postimin prekës…

Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga jeta në moshë 72-vjeçare. Liriku i letrave shqipe, krijuesi i 25 vëllimeve la pas krijimtarinë e tij si një pasuri të çmuar për letërsinë shqipe, më i fundit “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.

Skënder Rusi lindi në vitin 1952 në Korçë. Krijimet e tij u përfshinë në antologjitë e disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër. Aktori për disa vite ushtroi profesionin e Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, ndërsa pak vite më parë u vlerësua me titullin Qytetar Nderi i Korçës.

I biri ka bërë postimin prekës. Eris Rusi ka shkruar se në mëngjes është takuar me babain, por kur u largua, nga nxitimi nuk ka arritur ta përqafojë.

“Sot në mëngjes mora pak kohë të takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshëm pak bashkë, e pastaj ika me nxitim, sic është jeta, iluzioni jonë. Nuk e perqafova, do kthehesha në drekë përsëri.

Tani babai im ka mbyllur sytë, e puth e ia ledhatoj flokët, aq i qetë e mirë duket. Por në mendje, më fshikullojnë vargjet e tij, që i kishte për vete, i kishte për mua, i kishte për çdo lexues…

TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?!
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!?
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim,
Dhe ne s’na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!

Te dua bab’!