Gazetari dhe figura e njohur e televizionit italian Maurizio Costanzo ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur sot nga zyra e tij e shtypit. Një prezencë e vazhdueshme në televizionin italian për shumë vite, gazetari dhe drejtuesi i shumë emisioneve të njohura ‘talk show’ ishte një shtyllë e rëndësishme në rrjetin Mediaset të Silvio Berlusconit, duke e ngritur atë në një tjetër nivel përmes programit të tij të vetëtitulluar “The Maurizio Costanzo Show”, në të cilin ai u bë i njohur për punën e tij të shpejtë, zgjuarsinë dhe stilin e veçantë të intervistave.
I lindur më 28 gusht 1938, në Romë, karriera e Costanzo filloi në botën e gazetarisë së shkruar, ku për një kohë ai punoi për gazetën Paese Sera dhe më vonë u bë drejtor për botimet Rizzoli La Domenica del Corriere dhe atë të njohur, tabloidi L’Occhio. Një mik i gjyqtarit të vrarë Giovanni Falcone, Costanzo ishte gjithashtu një aktivist i zjarrtë kundër mafias dhe në mënyrë të paharrueshme dogji një bluzë me fjalët “Mafia e bërë në Itali” drejtpërdrejt në transmetim.
Në vitin 1993, ai u shënjestrua nga një makinë bombë e vendosur nga Cosa Nostra, e cila shpërtheu në Romë, teksa Costanzo, ishte i shoqëruar nga gruaja e tij dhe Maria De Filippi. Ai i mbijetoi sulmit dhe më pas u angazhua më shumë në fushatën e tij kundër mafies.
Costanzo dha kontributin e tij edhe në shkrimin e skenarëve, duke shkruar 26 skenarë për film dhe televizion midis viteve 1968 dhe 2008. Midis tyre janë filmi i Pupi Avatit i vitit 1976 “The House with Laughing Windows” (La Casa dalle Finestre che Ridono) dhe filmi i tij i vitit 1983 “Revenge of the Dead”. Pasi u akuzua se i përkiste një lozhe masonike, ai u detyrua të largohej nga transmetuesi kombëtar i Italisë RAI, pas së cilës, Berlusconi i besoi atij “The Maurizio Costanzo Show”, i cili mban rekordin për talk show-n italian më jetëgjatë.
Një nga stacionet televizive të Berlusconit, Canale 5, e emëroi atë drejtor artistik deri në vitin 2009. Ai gjithashtu pati një karrierë akademike, duke shërbyer si profesor në Università degli Studi Niccolò Cusano. Costanzo u martua katër herë, e fundit prej të cilave ishte me personazhin televiziv Maria De Filippi, me të cilin ka një djalë të birësuar. Gratë e tij të mëparshme ishin gazetarja Lori Sammartino dhe gazetarja Flaminia Morando, me të cilat kishte dy fëmijë. Më vonë ai pati një lidhje me aktoren Simona Izzo me të cilën nuk u martua kurrë. Gruaja e tij e tretë ishte prezantuesja televizive Marta Flavi.