Mësohet se aktori i famshëm hollivudian Christopher Plummer ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 91-vjeçare. Ylli i kinematografisë dhe fituesi i çmimit “Oscar” u shua në shtëpinë e tij në Connecticut pranë njerëzve të dashur.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur menaxheri tij. Lou Pitt me anë të një deklarate ku shkruan:
Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm, që e donte shumë dhe e respektonte profesionin e tij, në një mënyrë shumë të veçantë dhe gjithmonë me humor e me fjalë që dukej sikur bënte muzikë. Ai ishte një thesar i kombit të tij dhe shumë krenar për rrënjët kanadeze. Përmes artit dhe karanterit të tij, ai preku zemrat e të gjithë publikut, ndërsa jeta e tij legjendare tashmë është e njohur për të gjithë.
Aktori i ndjerë e ka nisur karrierën e tij në vitin 1952 ku bëri debutimin e parë si aktor në ekranin e vogël dhe më vonë u shfaq në “Broadway” në shfaqje si; Henry V, Julius Ceasar, The Tempest dhe The Lark.