Aktorja e njohur Dorothy Steel, e cila portretizoi rolin e një plake si kryetare e një fisi të caktuar në filmin shumë të suksesshëm të ‘Marvel Comics’ me titull “Black Panther”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Sipas ‘People’, aktorja vdiq të premten në mëngjes në shtëpinë e saj në Detroit dhe vdekja e saj u konfirmua nga agjentja e saj, Cindy Butler, megjithëse shkaku i vdekjes nuk u dha menjëherë.
Steel ishte përfshirë edhe më parë në prodhimin e filmit të ‘Black Panther: Wakanda Forever’, i cili i filloi xhirimet në qershorin e kaluar dhe më pas aktorja u dërgua përsëri në qytetin e saj të lindjes për të kaluar kohë me familjen e saj. Ajo më parë ka folur edhe për motivimin e saj për t’u bashkuar me kastin e filmit gjatë një paraqitjeje në Steve, ku vuri në dukje përmes ‘People’ se ishte nipi i saj, i cili e inkurajoi atë të merrte një rol në këtë projekt.
Ajo gjithashtu theksoi përmes publicistit të saj se paraqitja në vazhdimin e filmit të ardhshëm të ‘Black Panther ‘do të ishte roli i saj i fundit. ‘Black Panther: Wakanda Forever’ në të cilën do të shihet, aktualisht është planifikuar që të lançohet në 8 korrik 2022.
Rikujtojmë se Netflix ka krijuar një bursë prej 5.4 milion dollarë me ish-universitetin e Chadwick Boseman, në nder të aktorit i cili ka ndërruar jetë. Ylli i ‘Black Panther’ vdiq vitin e kaluar pasi u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë katër vjet më parë.
Në fillim të këtij viti ai ishte i nominuar pas vdekjes për çmimin e Oscar-it më të mirë për rolin e tij në filmin e Netflix ‘Ma Rainey’s Black Bottom’, por humbi nga Sir Anthony Hopkins. Tani, gjigandi i transmetimit ka krijuar një bursë me Boseman dhe Universitetin Howard, e quajtur Bursa Përkujtimore e Chadwick Boseman.