LeBron James u bë lojtari i parë i NBA që arrin 40,000 pikë në sezonin e rregullt në karrierë në ndeshjen e së shtunës kundër Denver Nuggets.
James e përshkroi ndeshjen si “të hidhur” pasi skuadra e tij “Los Angeles Lakers” humbi 124-114 nga kampionët në mbrojtje të NBA.
“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është shumë mirë në këtë ligë”, tha 39-vjeçari, i cili shënoi 26 pikë në mbrëmje.
“Ju e dini historinë, ju i njihni të mëdhenjtë që kanë kaluar”.
Xhejms shënoi koshin historik me 10 minuta e 39 sekonda të mbetura në çerekun e dytë me një goditje nga ana e majtë e për t’i dhënë Lakers epërsinë 37-32.
Turma i duartrokiti gjatë në këmbë dhe topi që përdori për të arritur pikën historike u hoq nga loja.
Megjithatë, Nuggets e zgjeruan serinë e tyre të fitoreve në gjashtë ndeshje falë 35 pikëve nga Nikola Jokic për të lënë James me ndjenja të përziera.
“Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe kjo është fitorja”, tha ai. “Dhe e urreja që kjo duhej të ndodhte në një humbje, veçanërisht kundër një ekipi që luan jashtëzakonisht mirë.
“Ne luajtëm një lojë basketbolli të mirë, por nuk ishim në gjendje ta mbyllnim atë, kështu që [është] e hidhur, por unë shijova çdo moment në parket.”
James u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA në shkurt 2023, duke kaluar rekordin e gjatë të Kareem Abdul-Jabbar prej 38,387 pikësh.
Katër herë kampioni i NBA-së dhe katër herë Lojtari më i Vlefshëm është në sezonin e tij të 21-të dhe është lojtari më i vjetër aktiv i ligës.
James tha se nuk e dinte nëse një tjetër lojtar i NBA mund të arrinte pikën e 40,000 pikëve.
“Duhet të luash lojën për një kohë të gjatë dhe të kesh fat të mirë me lëndime dhe gjëra të kësaj natyre”, tha ai.
“Duhet të kujdeseni për trupin tuaj. Duhet të jeni të pranishëm në parket dhe më pas duhet të jeni produktiv gjithashtu.”
Trajneri i Lakers, Darvin Ham ishte ndër ata që bëri deklarata për James.
“Thjesht i lumtur për të. Ishte një arritje e madhe,” tha ai.