Sport

Navas i thotë lamtumirë kombëtares spanjolle!

Jesus Navas i thotë lamtumirë kombëtares spanjolle. Navas dëshiron ta mbyllë rrugëtimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, me triumfin në finalen e Euro 2024 të dielën kundër Anglisë.

Te iberikët kanë vendosur që nesër, lojtari të dalë në  konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Luis De la Fuente. 38-vjeçari ka luajtur 56 ndeshje me fanellën e Spanjën, ku ka realizuar 5 gola. Gjithashtu, futbollisti ka kontribuar në 5 ndeshje me përfaqësuesen U21.

Navas nuk është aktivizuar shumë në Europian, për t’u përmenduar ajo ndeshje me Shqipërinë, teksa luajti 90 minuta. Ndaj Francës, u impenjua për 58 minuta.