Celebrities Gossip Showbiz

“Natën dëgjoj zhurma në shtëpinë tënde…”, Erjola Doçi zbulon sekretin e Meri Shehut!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme Erjola Doçi i ka zbuluar një sekret Meri Shehut. Dihet prej periudhës së “BBV3” se të dyja ish-banoret jetojnë në një pallat në Tiranë. E këtë Erjola e ka përmendur duke iu drejtuar Merit se dëgjon zhurma natën në shtëpinë e saj, gjë të cilën Meri i është përgjigjur se zhurmat i shkakton maçoku i saj.

Erjola: Tani ti e di që unë dhe ti jetojmë në një pallat dhe jemi takuar në ashensor

Meri: Kjo është e vërtetë, nuk ka qenë e stisur të paktën

Erjola: A mund të më thuash përse në shtëpinë tënde ka zhurma natën? Është Asmodeusi apo ndonjë njeri tjetër?

Meri: Kush t’a ka thënë që ka zhurma natë?

Erjola: Po i kam dëgjuar moj, jam dëshmitare

Meri: Është maçoku im

Erjola: Qyqja ça bën me maçokun

Meri: Jo nuk bëjmë gjë, jemi shumë të qetë

E ftuar në Top Arena, Lei Kraja nuk i shpëtoi dot një parashikimi nga astrologia Meri Shehu. Kjo e fundit i tha Leit, e cila është shenja e Gaforres, vitin që vjen do të shkëlqejnë, do të martohet, fejohet apo bëhet presidente.