“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.
Gjatë provave të kësaj jave, Mariana u shfaq e mërzitur me Armaldo Kllogjerin, duke e kritikuar këngëtarin për sjelljen e tij. Ajo tha:
Heqja nga Instagram-i më ka mërzitur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur.
Ndërkohë, Armaldo i premtuan se do t’i tejkalojnë këto mosmarrëveshje dhe do të fokusohen te kërcimet. Këtë të premte, artisti kërceu në ritmet e këngës së tij, “O jetë”, që solli atmosferë në skenë, por edhe shumë kritika nga juria për hapat e quick step-it.
Ilir Shaqiri: Quick step-i më i gjatë i historisë së kërcimit. Çfarë note do?
Armaldo Kllogjeri: Po çfarë të duash, o burrë.
Ilir Shaqiri: Mua më pëlqen shumë optimizmi yt.
Lori Bala: Merre pak më seriozisht se na duken të gjitha kërcimet njësoj.
Menjëherë pas pikëve, Armaldo debatoi me Lorin dhe Ilirin, madje iu drejtua duke u thënë “po lini nam”, lidhur me faktin që dy anëtarët e jurisë vlerësojnë me pikët e jurisë.
Ju të dy po lini nam. Po bëni debate personale për kërcimin. Afrojini pak pikët me nëjri-tjetrin.
Në përfundim, Armaldo mori 21 pikë nga juria.