Celebrities Gossip Showbiz

Natalie Portman i jep fund martesës së saj me Benjamin Millepied pas 11 vitesh!

Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj Benjamin Millepied thuhet se janë ndarë përfundimisht pas raportimeve se ai kishte një lidhje me një grua më të re. ‘Us Weekly’ pohoi ditën e kaluar se çifti është ndarë pasi ata u përpoqën të riparonin marrëdhënien e tyre, pas pretendimeve që Millepied e kishte tradhtuar aktoren.

Pasi dolën lajmet për lidhjen e tij, ata janë përpjekur të punojnë për martesën e tyre, por aktualisht janë në një rrugë pa krye.

Millepied, 46 vjeç, i cili prej 11 vitesh është i martuar me Portman, 42 vjeç, thuhet se ka pasur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare. Në qershor, martesa e Portman dhe Millepied ishte subjekt i një artikulli në botimin francez, ‘Voici’, i cili pretendonte se balerini dhe koreografi francez kishte një lidhje me një aktiviste klime e quajtur Camille Etienne.

Sipas Page Six, Portman mësoi për tradhtinë e bashkëshortit të saj në fillim të marsit dhe se çifti ishte ndarë vitin e kaluar, por ishin në gjendje të zgjidhin problemet e tyre në marrëdhënie. Pas kësaj, ata kishin ndërmarrë hapa për të bërë gjithçka që mundeshin për të shpëtuar martesën. Një burim konfirmoi më parë se çifti ishin ende bashkë pasi u shfaqën pretendimet për lidhjen.

Ai e di se ka bërë një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë dhe të mbajë familjen e tyre të bashkuar. Natalie është tepër private dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve dhe privatësisë së tyre.

Portman dhe Millepied kanë dy fëmijë së bashku, djalin Aleph, 12 vjeç dhe vajzën Amalia, 6 vjeçe. Ata u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të saj horror psikologjik “Black Swan”, për të cilin ai bëri koreografinë, që rezultoi në fitimin e “Oscar” për aktoren më të mirë për performancën e saj tërheqëse. Dyshja u fejuan në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2012 në Big Sur, Kaliforni.