Anija kozmike Juno e agjencisë amerikane të hapësirës NASA udhëtoi një distancë të madhe gjatë një periudhe prej pesë vjetësh për të arritur në orbitën e Jupiterit dhe udhëtimi i gjatë u dha rezultat.
Që nga viti 2016, instrumenti JunoCam në anijen kozmike Juno ka bërë fotografi spektakolare të gjigantit të gazit dhe këto të fundit nuk bëjnë përjashtim dhe mund të thuhet se janë një nga më të mirat deri tani.
Fotot përfshijnë kontribute nga shkencëtarë dhe entuziastë të hapësirës, të cilët përdorin fotografi “të papërpunuara” të disponueshme publikisht nga instrumenti JunoCam dhe i përpunojnë ato. “Llojet e përpunimit të fotografive që do të donim të shihnim variojnë nga thjesht prerja e një fotoje deri te theksimi i një veçorie të veçantë atmosferike, si dhe shtimi i përmirësimeve tuaja të ngjyrave, krijimi i kolazheve dhe shtimi i rindërtimit të avancuar të ngjyrave”-tha NASA.
Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andrei Dziarkach, ekspozita u jep vizitorëve një pamje nga afër të forcave që i japin formë planetit tonë. Një ekran i madh, me përmasa 10×3 metra është në epiqendër të ekspozitës së re në Muzeun Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës, në Uashington.
Ekspozita titullohet “Qendra e NASA-s për Informimin për Tokën”. Punonjësit e NASA-s që përgatitën këtë ekspozitë thonë se paraqitja vizuale është një ndër mënyrat më të mira për të mësuar për ndryshimet që pëson Toka. “Paraqitja vizuale mund të sjellë një botëkuptim më të madh të pamjeve nga hapësira. Prandaj po e përdorim këtë mjet”, thotë Karen St. Germain, nga Divizioni i Shkencave të Tokës, në NASA.