Bota

NASA merr sinjale nga Voyager 2 pasi humbi kontaktet për shkak të komandës së gabuar!

NASA ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 që gjendet miliarda kilometra larg nga Toka pasi humbi kontaktin me të, tha agjencia amerikane hapësinore. Muajin e kaluar, anijes kozmike, që eksploron universin që nga viti 1977, iu anua antena e saj për dy gradë drejt Tokës kur iu dërgua një komandë e gabuar.

Si rezultat, sonda nuk merrte komanda dhe nuk dërgonte të dhëna. Por të martën, NASA tha se një sinjal nga Voyager 2 u kap gjatë një skanimi të rregullt të qiellit. Voyager 2 është më shumë se 19.9 miliardë kilometra larg nga Toka, ku po lëviz me rreth 55,346 km/h përmes hapësirës ndëryjore, pra hapësirës midis yjeve.

Që nga 21 korriku, sonda nuk ka qenë në gjendje të marrë komanda ose të dërgojë të dhëna në Rrjetin Hapësinor të Thellë të NASA-s, një grup antenash gjigande radioje në të gjithë botën dhe anija kozmike nuk po merr komanda nga kontrollorët tokësorë. Megjithatë, tani ka shpresë sepse tani është rivendosur kontakti, megjithëse i kufizuar.

Ndërkohë rikujtojmë se, gjencia qeveritare hapësinore NASA njoftoi se do të lançojë një shërbim të transmetimit më vonë gjatë këtij viti, të cilin do ta emërojë NASA+. Shërbimi pa reklama dhe pa kosto do të përfshijë mbulimin e drejtpërdrejtë të lançimeve të ardhshme të raketave, dokumentarët dhe seritë origjinale të cilat do të vihen ekskluzivisht në dispozicion në platformë.