Ndryshe

Nard Ndoka: “Do të heq dorë nga politika”

Në emisionin “Ndryshe” ishte i ftuar ish-deputeti, Nard Ndoka.

Në një intervistë për Top Albania Radio-n, ai shprehet me shpresën se opozita do t’i fitojë me patjetër zgjedhjet në 25 -prill. Në të kundërt përgjigjet se do të heqë dorë nga politika.

“Nëse nuk fitojmë, unë e kam deklaruar që do të heq dorë nga politika… do të hap rrugën për një parti tjetër për të pasqyruar të gjitha problemet që ka pluralizmi shqiptar… Nëse nuk fitoj do të bëj gjëra më të mira se në politikë, kam më tepër liri dhe mundësi…”

Me Salsanon, Palomën dhe me të ftuarin Nard Ndoka ishte në një intervistë me shumë batuta humori, të pathëna dhe të padëgjuara më parë duke i kombinuar me qetësinë dhe seriozitetin e tij.

Gjithashtu ai zbuloi se gjatë rrugës me makinë ecën nën shoqërinë e Top Albania Radio-s, e cila i shton më tepër adrenalinën.