Naomi Campbell, një ndër modelet më me emër e botës së modës, ka shpallur një bashkëpunim të ri me Umar Kamani, themeluesin e PrettyLittleThing, për të krijuar një sipërmarrje të re në botën e biznesit. Modelja 54-vjeçare do të hapë agjencinë e saj të talenteve dhe partneriteteve, KC Global Partnerships, e cila do të përqendrohet në ndihmën për bashkëpunime të suksesshme mes talenteve, markave, të famshmëve, liderëve të industrisë dhe ekspertëve.
Agjensia synon të transformojë peizazhin e bashkëpunimeve në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke promovuar inovacionin dhe kulturën. Shtatori i vitit 2024 do të shënojë hapjen e zyrave të agjensisë, e cila do të ndodhet në Dubai, një qendër në rritje globale për talentet dhe markat. Campbell shprehu entuziazëm për projektin, duke theksuar rëndësinë e Dubait në këtë fushë.