Supermodelja e njohur Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë. 53-vjeçarja ka mirëpritur fshehurazi fëmijën e saj të dytë, një djalë. Me anë të një postimi në Instagram Naomi ka shkruar:
I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar jashtëmase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke mrekulluar me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen!
View this post on Instagram
Nëna e dy fëmijëve, tha se nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë. Është e paqartë nëse Campbell lindi, përdori një nënë surrogate apo adoptoi djalin e saj. Campbell, e cila ishte 50-vjeçe kur mirëpriti vajzën, inkurajoi miqtë e saj që të mos ngurrojnë të kenë fëmijë.
Ajo u shfaq në kopertinën e numrit të marsit 2022 të “British Vogue” së bashku me vogëlushen dhe foli për dëshirën e saj prej shumë kohësh për të pasur një fëmijë. Modelja ende nuk ka shpjeguar nëse ajo lindi apo përdori një nënë surrogate për vajzën e saj, megjithëse zbuloi se ajo nuk ishte e birësuar.