Sport

“Nadalcaraz” gati për në çerekfinale: Medalja e lehtë vetëm për atë që nuk kuptojnë nga tenisi!!

Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz avancuan për në çerekfinalet e tenisit në lojën dyshe të Lojërave Olimpike në Paris 2024. Dyshja spanjolle mposhti me shifrat 2-1 dyshen holandeze, Griekspoor dhe Koolhof dhe tashmë i afrohen më shumë objektivit për të qenë në zonën e medaljeve.

Megjithatë, pas sfidës, ishte Nadal ai që u shpreh se medalja në Paris nuk është diçka e mirëqenë për atë dhe Alcaraz, dhe se vetëm njerëzit që nuk e kuptojnë tenisin mendojnë se dyshja e ka të sigurt zonën e medaljeve.

“Medalja është e mirëqenë vetëm për ata që nuk e kuptojnë tenisin. Me emër nuk fitohet asgjë, loja dyshe është shumë e ndryshme nga ajo teke. Unë dhe Alcaraz kemi luajtur shumë pak së bashku, megjithatë ia dolëm mirë përballë disa rivalëve shumë të fortë dhe që mbi të gjitha ishin të mësuar me lojën dyshe. Këtë ndeshje shfaqëm një nivel më të mirë se në ndeshjen e parë dhe çdo ditë që kalojmë në Paris e konsiderojmë si shumë të çmuar”, u shpreh Nadal.