Sport

Nadal shkëlqen në ‘Roland Garros’, shkëputet me dy tituj nga Federer dhe Djokovic!

Rafael Nadal shkruan një tjetër kapitull në historinë e tenisit duke festuar titullin e Roland Garros, trofeun e 14-të në karrierë.

Nadal e fitoi këtë trofe pasi mposhti norvegjezin Casper Ruud në tre sete me rezultatin 6-3 6-3 6-0. Pas këtij turneu 36-vjeçari përmirëson rekordin e tij, duke arritur në 22 Slam në karrierë, 2 më shumë se Federer dhe Djokovic.

Spanjolli nuk di të ndalet dhe këtë e ka treguar edhe në rekordin e çmimeve të fituara, dhe në  Paris e tregoi edhe njëherë tjetër që është “mbreti” i kryeqytetit Francez.

Finalja e zhvilluar në Paris dhe shumë arritje të tjera bëjnë që spanjolli të jetë në majën e botës.