Bota

Nacho e mbyll me Realin! Kapiteni largohet pas 2 dekadash, ja ku transferohet!

Nacho Fernandez i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit, skuadër të cilën aktivizohet që fëmijë. Spanjolli ka vendosur të braktisë kontinentin e vjetër, duke zgjedhur që të ardhmen ta vijojë në Arabinë Saudite.

34-vjeçari i lindur në kryeqytetin spanjoll e ka bërë të ditur vendimin e tij nëpërmjet një video në rrjetet sociale, e cila është publikuar dhe nga vetë klubi i galaktikëve.

“Real Madrid CF njofton se kapiteni ynë Naço Fernandez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit. Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Naço, një nga legjendat e mëdha”, shkruhet në postimin e klubit më të trofeshëm të ligës së kampionëve.

34-vjecari i bashkohet ekipit të Al Qadsiah në Arabinë Saudite, ndërsa mbylli një sezon tejet pozitiv me Realin e Madridit, ku u fitua dhe Championsi nr 15.

Në karrierën e tij ka arritur ta fitojë plot 6 herë këtë trofe, ndërsa nuk mungojnë as ata të La Liga, Copa Del Rey, Superkupa e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.