Lifestyle

Na tregoni foton tuaj të profilit, t’ju themi se çfarë shohin njerëzit tek personaliteti juaj…

Ndonjëherë mund të mendoni se keni zgjedhur foton ku dukeni më bukur për ta vendosur në profilin tuaj, por nuk qëndron vetëm tek kjo. Një studim i ri vërteton diçka tjetër, me ose pa vetëdije, zgjidhni atë foto profili ku shprehet personaliteti juaj. Një kërkim mes 66 mijë fotove të profilit në Twitter ka zbuluar se fotoja e profilit zgjidhet për shumë arsye, që nga mosha apo gjinia e individit e deri tek më e rëndësishmja, personaliteti i tij. Por çfarë tregon fotoja juaj e profilit për ju?

Nëse keni vënë si foto profili fytyrën tuaj të buzëqeshur, ju e dini mirë se çfarë presin njerëzit prej jush dhe si duhet të silleni në situata të caktuara. Nëse në foto profili keni dalë me njerëz të tjerë, me shumë gjasa jeni një njeri shumë ekstrovert e i shoqërueshëm. Këto lloj fotosh profili janë shpesh edhe tregues të një moshe të re.

Nëse zgjidhni poza ku fytyra juaj është e fshehur apo nuk duket mirë, tregon që jeni natyrë e hapur ndaj gjërave të reja, jo tradicional, por mbështeteni kryesisht tek parimet tuaja. Nëse fotoja juaj e profilit është e rrëmujshme me shumë elementë, ngjyra, objekte në të njëjtën foto, që krijojnë përshtypjen e një lëmshi, flasin për një njeri të relaksuar, që nuk merret me vogëlsira. Po kështu edhe për ato foto ku sfondi nuk është ‘perfekt’, por ka shkarravina apo ndonjë detaj tjetër që njerëzve të tjerë nuk do t’u shpëtonte.

Nëse fotoja juaj ka aq shumë dritë, sa mezi duket fytyra, jeni një njeri që dëshiron të pëlqehet dhe i përshtatet të tjerëve më shumë se vetes. Nëse fotoja juaj është e errët dhe fytyra juaj është shumë afër kamerës, ju jeni një njeri i prirur ndaj fiksimeve dhe xhelozisë, si edhe bini shpejt pre e stresit dhe presionit.