Mënyra se si dikush mban cigaren tregon shumë për personalitetin e tij. Të paktën këtë ka pohuar psikoanalisti William Neutra. Willian i ka kategorizuar duhanpirësit në bazë të asaj se si ata e mbajnë cigarën dhe beson që në këtë mënyrë mund të zbulohen lidhjet sekrete për personalitetin e tyre.
Tipi A: Kjo mënyrë e mbajtjes së cigares tregon që personi është i pasigurt.
Tipi B: Nëse dikush mban kështu cigaren, kjo do të thotë që nuk është i interesuar për të biseduar dhe mezi pret që të ikë.
Tipi C: Ky gjest do të thotë që jeni inteligjent dhe i kujdesshëm.
Tipi D: Ky gjest tregon që personi është gënjeshtar.
Tipi E: Personi është shumë i hapur dhe di çfarë dëshiron.
Tipi F: Ky person është shumë i shoqërueshëm dhe i qetë.
Tipi G: Ky person është shumë i guximshëm dhe gjithmonë dëshiron të rrezikojë.
Tipi H: Ky person është fantazues dhe ëndërrimtar.
Tipi I: Ky person është dyshues i ‘frikshëm’.
Lënia e duhanit mund të jetë një sfidë e vërtetë, por ajo që është interesante është se duhen vetëm disa orë për të parë ndryshimet. Pra, sa më shpejt të ndaloni duhanin, aq më shpejt do të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve serioze, si kanceri, sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga duhani.
Sipas “Medical News Today”, vetëm 20 minuta pasi e keni lënë duhanin, presioni i gjakut kthehet në normalitet dhe qarkullimi fillon të përmirësohet. Rikujtojmë, se sipas një studimi të ri thuhet se përdorimi i cigareve elektronike mund ta dëmtojë shëndetin njësoj si duhani. Një eksperiment i realizuar në minj ka treguar se ekspozimi ndaj avullit të cigareve elektronike çon në aritmi të zemrës, çrregullim në ritmin e zemrës, që mund të jetë shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë ose i parregullt.