Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Na mori të keqen…”/ Egla Ceno reagon pas incidentit në studion e BBV, tregon si është gjendja e saj shëndetësore!

Ditën e djeshme, fituesja e BBV3, Egla Ceno ka pësuar një incident, duke rënë nga shkallët në momentin që i është bashkuar studios në “Post Big Brother”.

Në nisje të programit, moderatori Ledion Liço lajmëroi se Egla Ceno pësuar një incident, ndërsa vetë fituesja e “Big Brother” u shpreh se kishte dhimbje në këmbë gjatë emisionit.

“Sa të mbaroj emisionin, do nisem për në spital”, u shpreh fituesja e BBV në fillim të Post Big Brother.

Ditën e sotme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio.

“Duke rekuperuar kërbishten nga rënia në studion e BBV. Na mori të keqen edhe syri i keq. Endërro”, shkruan Egla bashkangjitur postimit, ku shihet vet ajo e shtrirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)