Celebrities

Na la pa fjalë! Kuzhinieri i famshëm rezervon përjetësisht tavolinën e preferuar të Maradonës!

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare ditën e mërkurë si pasojë e një arresti kardiak. Duke lënë prapa një karrierë legjendare në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin. Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.

Ai ka publikuar në Instagram një video të tavolinës së preferuar të Maradonës, mbi të cilën ka vendosur portretin e tij përkujtimor dhe një pllakatë ku shkruhet “e rezervuar”. “Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë”,-ka shkruar Nusret.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komentet nga fansat të cilët e kanë vlerësuar dhe nderuar gjestin madhështor të kuzhinierit. Nuk ndani edhe ju të njëjtin mendim?