Për herë të parë një stiliste shqiptare iu bashkua një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton. Bëhet fjalë për Nensi Dojaka-n e cila ishte në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale.
Nensi për të gjithë ata që nuk e dinë është një vajzë e re e talentuar e cila mori menjëherë emër nga veshja e realizuar për modelen e famshme, Bella Hadid.
Stilistja me origjinë shqiptare ka fituar së fundmi çmimin prestigjioz “LVMH Prize”, që jepet çdo vit nga “Louis Vuitton Foundation”. Ky çmim është më i rëndësishmi për të gjithë të rinjtë që po përpiqen t’ia dalin me sukses në tregun ndërkombëtar të modës. Nensi, në këtë rast fiton plot 300.000 euro fond nga shtëpia e famshme e modës për vazhdimësinë në tregun e veshjeve.
Nensi ra në sy për stilimet e saj moderne dhe u përzgjodh nga një juri që kishte në panel: Virgil Abhol dhe Stella McCartney, si personat që merrnin vendimin definitiv. E reja u shfaq shumë e emocionuar para atyre pak të pranishmëve, përfshirë dhe konkurentë, dhe u shpreh:
Nuk di çfarë të them. Nuk e prisja aspak. Faleminderit shumë. Jam e nderuar që ndodhem para jush.
Ndërkaq, “LVMH Prize” është çmimi më prestizgjoz ndërkombëtar për artistët e rinj dhe këtë vit emrin e tij e mban një shqiptare e talentuar.