Së fundmi, miliarderi 57-vjeçar, Jeff Bezos, mori vëmendjen e mediave pasi një video e tij dhe të dashurës së tij, Lauren Sanchez teksa po flisnin me aktorin Leonardo DiCaprio u bë virale në rrjet. Në klipin e shkurtër, Sanchez, 51 vjeçe, duket se i bie në sy superyllit të Hollywood-it, duke qëndruar shumë afër teksa i fliste asaj.
Pas një sërë shakash të bëra për takimin, Bezos postoi në Twitter për të ngacmuar aktorin. Ai shihet tejsa qendron pranë një tabele ku thuhet: “REZIK! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”. Miliarderi e shoqëroi këtë foto me fjalët:
Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka…
Leo, come over here, I want to show you something… @LeoDiCaprio https://t.co/Gt2v9JZTNz pic.twitter.com/KqGLB839NI
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 8, 2021
Edhe pse këto komente u dukën në kuadër shakake, rrjeti mendoi se këto ishin ironi dhe mesazhe të hapura kundrejt aktorit dhe se Bezos ishte xheloz. Megjithatë, disa burime pranë tyre, thanë për “Page Six” se ata janë miq të vjetër.
Ata janë vërtet miq të mirë për një kohë të gjatë tashmë.
Sipas këtyre burimeve, videoja ku Lauren dhe Leonardo dukeshin shumë të afërt, nuk është ashtu si mund të duket. Në fakt, thuhet se DiCaprio ishte ai që e ftoi çiftin në eventin ‘Gala Art+Film LACMA’ fundjavën e kaluar dhe ata janë aq të afërt, saqë madje bëjnë edhe pushime së bashku.
Rikujtojmë se, postimi i Bezos erdhi si përgjigje ndaj një videoje të shpërndarë nga “Barstool Sports” që tregonte Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në ‘Gala Art+Film LACMA’ në Los Angeles duke folur me DiCaprion. Aty shkruhej me shaka se Leo mund t’i merrte me lehtësi të dashurën miliarderit. Megjithatë duket se Jeff e ka marrë të gjithë situatën me shumë sportivitet dhe humor.