Shëndeti i syve është në rrezik, duke çuar në rritjen e problemeve me shikimin. Ushtrimet që mund t’i bëni kohë pas kohe ndikojnë për të pasur sy të shëndetshëm. Si fillim bëni përpjekje të flini aq sa duhet. Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.
Mbyllni sytë për dy minuta, ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve. Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Ky ushtrim rrit qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.
Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë. Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapini. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.
Ndërkaq, të qarit tek njerëzit është një reaksion emocional i shprehur përmes lotëve, i lidhur me ndjenjat e trishtimit, hidhërimin, gëzimin, apo ndonjë emocion tjetër. Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin. Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.
Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia. Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë. Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët. Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.