I ftuar pak më parë në një lidhje telefonike në ‘Paso’ ishte futbollisti i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni. Ai u pyet nëse do tundohej nga ndonjë ofertë janari në Spanjë pasi emri i tij është përfolur shumë në mediat e huaja?
Është lakuar gjithë kohës emri im, ekipet në janar nuk kanë shumë kohë dhe marrin lojtarët që kanë shënuar më shumë gola. Kështu që edhe pritet.
Uzuni u ngacmua paksa nga Manushi edhe për jetën e tij private, ku e ka publikuar edhe në rrjete sociale partneren e tij. A është ajo prezente në ndeshjet e futbollistit?
Po ishte. Javën e parë që nuk ishte më tha Presidenti që merre më shpesh.
Çfarë mendimi ka Uzuni për skuadrat që na ranë në shortin për eliminatorët?
Polonia e Çekia janë në një nivel me ne, por duhet ta shfaqim këtë. Mendoj që është një short shum i mirë për ne.
Futbollisti na tregoi gjithashtu dhe për raportin e tij me një tjetër futbollist mjaft të përfolur të Kombëtares, Broja/
E urova për golin me Chelsea-n dhe i thashë sa më shumë të tjerë. Shkojmë shumë mirë pasi njihemi familjarisht. Ka shumë kualitet si lojtar. Mendoj se ka për të ecur shumë lart për kualitetet që ka.