Së fundmi muzikanti legjendar, Bruce Springsteen, është gjobitur me 540 dollarë pasi u shpall fajtor për konsumim të alkoolit në një park kombëtar në SHBA. Këngëtari ishte arrestuar më 14 nëntor 2020, pasi kishte pirë dy tekila të vogla në Zonën Kombëtare të Rekreacionit Gateway në New Jersey.
Springsteen u akuzua gjithashtu për qarkullim të pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit, por gjykata hodhi poshtë këto dy akuza, për të cilat nuk kishte prova të mjaftueshme. Ylli i muzikës ishte i qetë gjatë rrëfimit, edhe pse e dinte që konsumimi i alkoolit në parkun nacional ishte i ndaluar.
Pasi u deklarua i pafajshëm për të tri akuzat, mbrojtja dhe prokuroria ranë dakord që Springsteen të deklarohej fajtor për konsumimin e alkoolit në këmbim të hedhjes poshtë të dy akuzave të tjera dhe shmangies së gjykimit.