Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Ozzy Osbourne ka konfirmuar kështu dyshimet se është duke punuar në realizimin e projekteve të reja muzikore. Ozzy ka publikuar 12 albume solo në karrierën e tij, ndërsa albumi i tij i fundit, “Ordinary Man”, u publikua vitin e kaluar.
Ky album u lançua nga Epic Records, kurse të ftuar në të ishin emra, si Elton John dhe Post Malone. Lajmi se Osbourne po përgatit një album të ri u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Sharon, e cila njoftoi se bashkëshorti i saj u takua me producentin Andrew Watt, me të cilin ka punuar edhe në albumin e fundit.
Fansat do të jenë në gjendje t’i dëgjojnë këngët e reja në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Para dy muajsh, Ozzy tregoi më shumë rreth albumit. Ai u shpreh:
Kam bërë 15 këngë. Më mban gjallë, e dini. Dy vitet e fundit, kam qenë në një gjendje të tmerrshme për shkak të një aksidenti dhe më pas një pandemie. Kjo më mban të shëndetshëm. Kisha nevojë për muzikën!