Art & Kulturë Back to the Beginning Film & Tv Music

“Muzika është bërë më shumë për t’u parë sesa për t’u dëgjuar…”/Aktorja Yllka Lota rikthehet pas në kohë në karrierën e saj!

E ftuara e parë në emisionin “Back to the Beginning” për këtë sezon me moderatoren Kozeta Kurti ka qenë aktorja Yllka Lota njëkohësisht edhe Menaxhere e Protokollit në “Pristina International Film Festival” (Prifest) që do të mbahet nga data 10 deri më 15 shtator. Artistja e njohur ka zbuluar detaje gjithashtu edhe nga karriera e saj ndër vite.

Studimet Yllka i ka kryer në Tiranë por pse ajo zgjodhi që të mos qëdronte këtu por të kthehej në Gjakovë?

Nuk qëndrova, menjëherë u ktheva në Gjakovë sepse kisha shumë shfaqje të planifikuara që prej momentit kur i mbarova studimet. Pastaj vazhdova me disa aktivitete jashtë Kosovës komplet, kështu që përfundova duke qëndruar në Gjakovë. 

Në kuadër të bashkëpunimeve që teatrot tona dhe filmat kanë pasur e ka menduar ndonjëherë aktorja që të jetë pjesë e këtyre përvojave të përbashkëta?

Gjithmonë e kam dashur dhe e kam propozuar në fakt dhe kjo është një gjë shumë e mirë. 

Një artiste me plot kuptimin e fjalës, jo vetëm aktrimi por edhe muzika dhe kërcimi kanë qenë pjesë e pasioneve të saj. Duke qenë se i ka provuar a ka qenë kjo një mënyrë që ajo të gjente veten se çfarë donte më shumë?

Jam rritur me mësues dhe mësuese që donin të vinin në pah çdo aktivitet që fëmijët mundeshin të bënin dhe fillova të vallëzoja që në kopësht. Vallzoja isha pjesë e shumë aktiviteteve dhe koncerteve që bëheshin. 

Jam rritur me muzikën e shumë artistëve shqiptarë, si e vogël kam filluar edhe të këndoj. Jam rritur me Myfarete Lazen, kam pasur një energji shumë të mirë prej saj, kritika shumë të mira dhe më bëri të dëgjoja muzikën që duhej. Unë as muzikën dhe vallzimin nuk i lashë por nuk u fokusova tek ajo. Zgjodha aktirmin sepse mi plotësonte të treja. 

Muzika është bërë më shumë për t’u parë se sa për t’u dëgjuar. Unë u rrita me muzikën që dëgjohej. 

Sa i përket pjesës së teatri Yllka u shpreh se i jep një emocion komplet ndryshe dhe ndihet më e lirë.