Adhuruesit e qiellit përjetuan një eksperiencë të paharrueshme kur patën mundësinë të shtriheshin poshtë hënës dhe madje edhe të ecnin përreth një kopjeje 3D të mundësuar nga pamjet satelitore në një ekspozitë në Kili. Vizitorët soditën qiellin e improvizuar dhe realizuan foto e video para një strukture të printuar 3D të hënës, në një shkallë 1:500,000, si pjesë e ekspozitës “Muzeu i Hënës” që u hap në Kili në fund të qershorit.
Vepra artistike me diametër 7 metra e artistit britanik Luke Xherram mbërriti në kryeqytetin kilian, pasi ishte ekspozuar më herët në qytete si Toronto, Milano dhe Dubai. Ekspozita, e cila do të zgjasë deri në datën 27 korrik, përkoi me hënën e plotë të quajtur “Superhëna”.