Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, mbërriti sot në Pekin me një avion privat dhe u takua me kryediplomatin kinez Qin Gang
Miliarderi Elon Musk, themeluesi i kompanisë Tesla dhe i grupit te mikrocipeve Neuralink, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang, pak pas arritjes në Pekin për vizitën e tij të parë në Kinë që nga viti 2020, raporton rrjeti Anadolu.
Vizita duket se vjen pas një konkurrence gjithnjë e më të madhe me të cilën Tesla përballet aktualisht me automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, por edhe mes pasigurisë mbi planet për zgjerimin e fabrikës së korporatës së tij në Shangai.
Gang tha se nga marrëdhëniet e shëndetshme, të qëndrueshme dhe konstruktive kinezo-amerikane përfitojnë jo vetëm të dyja vendet, por mbarë bota.
“Kina do të vazhdojë të promovojë në mënyrë të palëkundur hapjen e nivelit të lartë dhe është e përkushtuar të krijojë një mjedis biznesi më të mirë të orientuar drejt tregut të legalizuar dhe ndërkombëtarizuar për kompanitë nga e gjithë bota, përfshirë Tesla-n”, tha ministry kinez në një deklaratë pas takimit me Musk.
Musk tha mes te tjerash se interesat e SHBA dhe Kinës janë të ndërthurura si binjakët siamezë.
“Tesla është kundër ndarjes dhe shkëputjes së zinxhirëve dhe është e gatshme të vazhdojë të zgjerojë biznesin e saj në Kinë dhe të shpërndajë mundësitë e zhvillimit të Kinës”, tha Musk ne komenet publike.